Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar 28 vjeçarin K.B. nga Tetova. Personi në fjalë dyshohet se paraprakisht në një restorant kishte marrë të holla nga portofoli i një personi. Paratë e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, derisa personi i dyshuar është ndaluar në stacionin policorë, shkruan Alsat.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj K.B. do të ngritët padi adekuate.