Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski lidhur me arratisjen e të dënuarit Bekim Memeti që ka ndodhur ditëve të fundit nga burgu i Idrizovës, për atë që ka treguar deri më tani hetimet, ka thënë se hetimi është në vazhdim dhe i hapur, por është e rëndësishme që qytetarët të dinë se policia e burgjeve në sistem nuk është në varësi të Ministrisë së Brendshme.
“Hetimi është i hapur, është e rëndësishme që qytetarët të dinë se policia e burgjeve në sistem nuk është në varësi të Ministrisë së Brendshme, por nën Ministrinë e Drejtësisë, ashtu siç policia gjyqësore nuk ka asgjë të përbashkët me atë. Ministria e Brendshme, është edhe nën autoritetin gjyqësor, si dhe policia pyjore nuk ka lidhje me Ministrinë e Brendshme.
Dy kushtet e SHBA’së për Ballkanin e Hapur, Serbia t’i njohë si ndërkombët…
Tani dikush do të thotë pse e them këtë, po e them sepse këtë duhet ta dinë si fakt edhe qytetarët dhe mediat dhe punonjësit e medias. Ne ishim dëshmitarë të një manipulimi të plotë të opinionit dhe tani nuk mund t’i di arsyet, nëse janë nga injoranca apo si manipulim i vetëdijshëm, por secili duhet të tregojë arsyet e veta, përveç kësaj, partia opozitare OBRM-PDUKM tregoi injorancë të plotë apo vullnet për manipulimin e plotë të publikut, këtë dua ta them si një fakt që qytetarët duhet ta dinë”, tha Spasovski për “TV Plus Kumanovë”.
Ministri thotë se nuk mund të japë detaje për gjithë këtë rast, mund të thotë vetëm se hetimet po zgjerohen dhe se po mblidhen fakte dhe prova të reja.
Ai shton se duhet të ketë përgjegjësi të rëndë penale dhe paralelisht të ketë përgjegjësi politike aty ku përcaktohet se ka.