MPB njofton se gjatë ditës së djeshme, në ora 16:00, zyrtarë policorë nga SPB-Veles – DPB-Kavadar kanë privuar nga liria O.B. (39) dhe A.M.(42), të dy nga Kavadari, përcjell TV21. Dyshohet se A.M. pranë një shkolle në Kavadar, i ka shitur heroinë O.B.
“Me urdhër të Gjykatës Themelore të Kavadarit, është kryer bastisje në shtëpinë e A.M., me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar heroinë. Personat janë ndaluar në stacionin policor në Kavadar dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.