Site icon Tetova Expres

Qeveria e RMV-së kërkon të dëgjojë zërin e popullit për ndryshimet kushtetuese

Në periudhën e ardhshme organizatat civile dhe ekspertët do të debatojnë për përmbajtjen, politiken, por edhe rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese për të ardhmen e vendit, ka paralajmëruar zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

“Vizioni dhe dëshira që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030 është reale dhe më e rëndësishme se çdo gjë për të ardhmen tonë, por nevoja për miratimin e amendamenteve kushtetuese mbetet”, tha dje Mariçiq.
Në konferencën për media në Qeveri, ai njoftoi se në periudhën e ardhshme do të ketë debate me organizatat e shoqërisë civile dhe ekspertë për ndryshimet kushtetuese, përmbajtjen dhe kuptimin e tyre.

Sipas Mariçiq, rëndësia politike është shumë më tepër sesa ndryshimet kushtetuese të një pjese të Preambulës dhe një amendamenti të Komisionit për Marrëdhëniet ndërmjet Komuniteteve, por “këto amendamente kushtetuese në praktik kanë kuptimin e një dritë të gjelbër nga ana jonë, nga Kuvendi jonë, për vazhdimin e negociatave me Bashkimin Evropian”.

Exit mobile version