SHBA-të pritet që të shtojnë “Listën e Zezë” me persona të padëshiruar nga Maqedonia e Veriut.
E ashtuquajtura “Lista e Zezë” përpilohet nga Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit të SHBA, përcjell INA.
Deri tani pjesë e kësaj liste kanë qenë rreth 12 emra, kryesisht politikanë, por nga prilli i 2022 asaj iu shtuan edhe ish-kryeministri Nikola Gruevski dhe ish-drejtori i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit Sasho Mijalkov, përcjell INA.
Por kush janë personat e tjerë deri më tani pjesë e kësaj liste:
Abdul Jashari, i njohur si Al-Albani nga Shkupi, i cili është i lidhur me organizatën terroriste Fronti Al-Nusri nga Siria.
Menduh Thaçi,
Xhevat Ademi,
Gafur Adili,
Nuri Bexheti,
Nevzat Halili,
Xhavit Hassani,
Kastriot Haxhirexha,
Xhemail Hyseni,
Daut Rexhepi,
Xhezair Shaqiri
Të gjithë këta, një pjesë u futën në listë për përfshirje në konfliktin e armatosur gjashtëmujor në Maqedoninë e Veriut dhe pjesa tjetër për minimin e marrëveshjes së paqes të Ohrit, e cila i dha fund konflikteve.
Për një kohë të shkurtër, në vitin 2001, në këtë listë ishte edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili u largua pasi hoqi uniformën ushtarake dhe u bë mbështetës i Marrëveshjes së Ohrit. Në listë për disa vite ishte edhe ish-ministri i Punëve të Brendshme Ljube Boshkoski, pas së cilës u hoq, si dhe Sait Rushiti, njëri nga të dënuarit në rastin “Punëtorët e Mavrovës”, i cili ndërroi jetë në burg./INA