Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot festën e Epifanisë, e cila festohet që nga shekulli i dytë.
Në këtë ditë, sipas traditës së krishterë, Shën Gjon Pagëzuesi, pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan. Festa quhet edhe Epifania për shkak të shërbimit të madh të ujit që kryen kisha në këtë ditë.
Edhe këtë vit do të vazhdojë tradita shekullore e vendosjes së kryqit në ujërat e shenjta.
Dioqeza Ortodokse e Shkupit nën KOM-AO do të organizojë shenjtërimin tradicional të ujërave të lumit Vardar dhe aktin e vënies së Kryqit të Shenjtë.