Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa. Reshje të dobëta të borës dhe mjegulla ka ulur dukshmërinë deri 50 metra në Kodër të Diellit, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi, përveç kryerjes së formaliteteve doganore.
Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.