Dragan Kovaçki nga VMRO-DPME ka adresuar një sërë kritikash ndaj kreut të BDI-së Ali Ahmeti. Kovaçki thotë se kur vendi duhet të zhvillojë luftë ndaj korrupsionit, Ahmei hap tema, siç tha ai, nacionalo-romantike, ndërsa pyeti kreun e BDI-së se kush nga maqedonasit i ka ofruar ndrajen e Maqedonisë.
“Dhe së fundi, Ahmeti flet sërish për konfliktin ushtarak në vitin 2001 dhe pranon se pala maqedonase ishte ajo që i ofroi ndarjen e Maqedonisë, por duke qenë se ai ishte i përkushtuar ndaj Maqedonisë, nuk e pranoi ndarjen. (?!)
Këtu shtrohet një pyetje së cilës, nëse është i sinqertë para maqedonasve ashtu siç dëshiron të paraqitet, Ahmeti duhet të përgjigjet: Kush është ai nga pala maqedonase që ofroi ndarjen e vendit, partneri i tij i koalicionit Ljubço Georgievski apo partneri tjetër i koalicionit – SDS?”, pyet Kovaçki.TV21