Connect with us

Lajme nga vendi

Aksidenti i mbrëmshëm në Tetovë, policia me detaje

Published

on

Mbrëmë në Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë disa vetura. Gjatë këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar katër persona.

“Në aksident janë përfshirë tri automjete: BMW me targa të Tetovës e drejtuar nga E.B. (21) nga fshati Sellcë e Tetovës, vetura “Audi” me targa të Shkupit drejtuar nga B.L (35) nga Republika e Shqipërisë dhe veturës “BMW” me targa të Gjermanisë drejtuar nga E M. (44) nga Gradeci i Gostivarit. Në aksident katër persona kanë pësuar lëndime fizike të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës, pas së cilës janë lëshuar për mjekim shtëpiak”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Advertisement

Lajme nga vendi

Ejup Rusitemi humbë përsëri në fshatin e tij Xhepçisht

Published

on

Ejup Rustemi funksionari i BDI-së i cili ka gëzuar në vazhdimësi poste shumë të rëndësishme të emëruara nga BDI-ja dhe së fundi drejtor i ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë” ka pësuar humbje në fshatin e tij të lindjes, Xhepçisht.

Rikujtojmë se në fushatë parazgjedhore pikërisht ishte Ejup Rustemi që përuroi korridorin 8, ngelet të vlerësohet nga qytetarët një person që as vendlindja e tij nuk e votoi si do ti bind të tjerët dhe ti realizoj projektet e premtuara parazgjedhore që nuk janë realizuar për më shumë se 20 vjet.

 

 

Continue Reading

Lajme nga vendi

Siljanovska Davkova fitoi në 60 komuna, Pendarovski në tre, Osmani në 15, Taravari në dy dhe Dimitrievski në një komunë

Published

on

Gordana Siljanovska Davkova, kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE-së, në rrethin e djeshëm të parë të zgjehdjeve për shef të shtetit, fitoi në 60 komuna të vendit, kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski fitoi më së shumti vota në tre, Bujar Osmani nga BDI në 15, ndërsa Arben Taravari nga VLEN dhe Maksim Dimitrievski nga ZNAM në një komunë.

Gordana Siljanovska Davkova fitoi në: Aerodrom (51,48 %), Berovë (54,92 %), Manastir (48,44%), Bogdanci (49,59 %), Bosilevë (57,61 %), Bërvenicë (33,54 %), Butel (43,91%), Vallandovë (50,29 %), Vasilevë (60,18 %), Vevçan (56,15 %), Veles (53,57 %), Vinicë (56,71 %), Gazi Babë (53,68 %), Gjevgjeli (52,62 %), Gjorçe Petrov (51,58 %), Gradsko (64,27 %), Debarcë (57,06 %), Dellçevë (47, 08 %), Demir Kapi (54,77%), Demir Hisar (52,92 %), Dojran (52,58 %), Zelenikovë (53,35 %), Zërnovci (61,15 %), Ilinden (62,96 %), Jegunoc (47,49 %), Kavadar (50,84 %), Karbinci (61,22 %), Karposh (40,82 %), Kisella Vodë (57,67 %), Kërçovë (39,84 %), Konçe (57,85 %), Koçan (53,10 %), Kratovë (62,84 %), Kriva Pallankë (47,05 %), Krivogashtan (54,84 %), Llozovë (53,09 %), Makedonska Kamenicë (50,96 %), Makedonski Brod (55,86 %), Mogillë (63,48 %), Negotinë (49,02 %), Novaci (61,88 %), Novo Sellë (56,84 %), Ohër (53,89 %), Petrovec (59,05 %), Pehçevë (53,97 %), Prilep (51,42 %), Probishtip (52,03 %), Radovish (56,34 %), Rankovc(54,34 %), Resnjë (47,64 %), Rosoman (51,36 %), Sveti Nikole (57,63 %), Sopishte (49,44 %), Nagoriçan i Vjetër (37,59 %), Strumicë (47,06 %), Qendër (39,98 %), Çashkë (32,70 %), Çeshinovë-Obleshevë (58,93 %), Çuçer Sandevë (36,35 %) dhe në Shtip (53,44 %), Stevo Pendarovski fitoi më së shumti vota në: Krushevë (43,02 %), Mavrovë dhe Rostushë (44,04 %) dhe në Qendrën Zhupë (34,95 %).

Bujar Osmani fitoi në: Haraçinë (53,51 %), Bogovinë (55,33 %), Vrapçisht (58,02 %), Dibër (49,88 %), Dollnen (32,95 %), Zhelinë (49,45 %), Likovë (56,83 %), Pllasnicë (66,91 %), Saraj (55,49 %), Strugë (39,38 %), Studeniçan (50,54 %), Tetovë (37,91 %), Çair (40,65 %), Shuto Orizarë (37,11 %). Arben Taravari fitoi në Gostivar (33,42 %) dhe Tearcë (41,53%), ndërsa Maksim Dimitrievski në Kumanovë (22,89 %).

Continue Reading

Lajme nga vendi

Siljanovska Davkova dhe Pendarovski në rrethin e dytë të zgjedhjeve

Published

on

Gordana Siljanovska Davkova e mbështetur nga VMRO-DPMNE, dhe Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni, hyjnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, që do të mbahen më 8 maj, njëkohësisht me zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në vend.

Siljanovska Davkova, sipas rezultateve fillestare jozyrtare të Komisionit shtetëror zgjedhor nga votat e numëruara, prej 3.360 vendvotime përkatësisht 95,78 për qind të vendvotimeve ka fituar 349.746 vota – 40,23 përqind, përderisa Pendarovski 173,612 vota përkatësisht 19,97 përqind.

I treti për nga votat e fituara nga shtatë kandidatët është Bujar Osmani nga BDI me 116.319 vota (13,38), më pas Arben Taravari me 81.671 (13,38), Maksim Dimitrievski nga ZNAM me 76.894 (8,85), Biljana Vankovska me 39.660 (4,56) e mbështetur nga E Majta, dhe me më së paku vota është Stevço Jakimovski nga GROM me 7.898 vota.

Kryetari i Komisionit shtetëror zgjehdor (KSHZ), Aleksandar Dashtevski, në konferencën e fundit për shtyp mbrëmë para mesnate theksoi se jehona e votuesve sipas të dhënave nga 3.156 vendvotime është 49,75 për qind. Në votim dolën 810 971 votues.

Continue Reading

Më të lexuarat