Nga Sektori për Punë të Brendshme njoftojnë se në orët e para të ditës së sotme ka ndodhur një aksident në rrugën rajonale Kodra e Diellit-Tetovë. Nga SPB theksojnë se nga aksidenti lëndime të rënda ka marrë një fëmijë.
“Më (18-janar), dhjetë minuta pas mesnate, në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Kodra e Diellit-Tetovë, në afërsi të fshatit Lisec, “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit e drejtuar nga 20-vjeçari B.I. nga Kopanica e Shkupit, ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar një pasagjer i mitur nga i njëjti fshat, që janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Një ekip nga SPB-Tetovë ka kryer kontroll të vendit të aksidentit”, thonë nga MPB.