Nëse bëhemi pjesë e qeverisë, do të kemi marrëveshje paraprake për bashkëqeverisje.
Kështu siguron lideri i ASh-së, Arben Taravari se partia që udhëheq ai nuk do të hyjë pa ndonjë plan në Qeveri.
“Nëse bëhemi pjesë e Qeverisë, nëse nuk bëhemi atëherë do të veprojmë nga opozita mbetemi në opozitë”, tha Taravari në ClickPlus në TV21.
Ai gjithashtu ka zbuluar kushtet me të cilat kjo parti do të hynte në Qeveri. I pyetur për 20%, ai tha se kjo çështje është e përfunduar, pasi sipas tij të gjitha partitë do ta mbështesin, përveç Levicës.
“20% shpresoj se do të jetë pjesë e asaj kur do të ndodhin ndryshimet kushtetuese”, tha Taravari.