Presidenti Stevo Pendarovski nga sot do të marrë pjesë në Takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror, i cili po mbahet në Davos të Zvicrës.
Presidenti Pendarovski sot është paraparë të marrë pjesë dhe të flasë në panelin “Në mbrojtje të Evropës”, i cili fillon në ora 08:30, në të cilin do të marrin pjesë edhe presidentët e Polonisë Andzhej Duda dhe Lituanisë Gitanas Nauseda, ministri i Punëve të Jashtme të BE-së dhe Bashkëpunimit i Spanjës Hoze Manuel Alvarez Bueno dhe udhëheqësja e Forcave Demokratike të Bjellorusisë Svetlana Tihanovskaja, njoftoi zyra e shefit të shtetit.
Në kuadër të forumit në Davos, presidenti Pendarovski do të marrë pjesë edhe në sesionin “Dialogu diplomatik për Ballkanin Perëndimor”, ku do të ketë disa takime bilaterale me pjesëmarrësit e forumit.
Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror në Davos, i titulluar “Bashkëpunimi në një botë të fragmentuar”, zhvillohet nga data 16 deri më 20 janar 2023 dhe marrin pjesë liderë nga politika, biznesi dhe shoqëria civile për të debatuar gjendjen e botës dhe prioritetet për vitin në vazhdim