Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë kanë forcuar aktivitetet kontrolluese në objektet hotelierike ku qëndrojnë më së shumti të rinjtë në Gostivar dhe Tetovë, me qëllim parandalimin apo sanksionimin e shkeljeve të mundshme në sferën e rendit dhe qetësisë publike dhe qëndrimin e veçantë të të miturve pas kohës së lejiuar ligjore, si dhe servimi i tyre me pije alkoolike.SPB-Tetovë përkujton se konsumimi i alkoolit në sasi më të madhe, gjegjësisht të dehurit në vend publik, është kundërvajtje për të cilën sipas nenit 6 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë
publike është paraparë gjobë prej 50 deri në 150 euro në denarë.
Nga SPB Tetovë apelohen edhe pronarët e objekteve hotelierike që të mos lejojnë qëndrimin e tyre pas orës 24.00 dhe sidomos të mos i shërbejnë të miturit me pije alkoolike, sepse ky veprimparaqet vepër penale për të cilën sipas nenit 204 të Kodit Penal, është paraparë gjobë me të holla ose me burgim nga tre muaj deri në tre vjet. Nëse, nga ana tjetër, i mituri është nën 14 vjeç, dënimi me burg varion nga një deri në pesë vjet.TV KOHA