Site icon Tetova Expres

Ulje të dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës në rrugën Katllanovë – Veles

Ulje të dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 100 metra, mëngjesin e sotëm në rrugën Katllanovë – Veles, njofton LAMM-i.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata.

Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM-i rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës së vendosur në komunikacion dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumit Radika, nga data 16.12.2022 është shembur ura që çon në fshatrat Nistrovë, Bibaj, Tanushë, Grekaj dhe Nivishtë (komuna e Mavrovës dhe Rostushës).

Advertisement

Mbyllet për të gjitha llojet e automjeteve edhe aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut Kombëtar të Galiçicës, .

Deri më 15 mars të këtij viti zgjat detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve kohore aktuale.

Exit mobile version