Në tremujorin e fundit të vitit 2022, çmimet e banesave u rritën me 20.6 për qind. Në tremujorin e tretë rritja ishte 21.2%, në të dytin 16.5%, ndërsa në tremujorin e parë rritja ishte 12.4%, sipas të dhënave të Bankës Popullore. Edhe në tremujorin e fundit të vitit 2021 u regjistrua një rritje dyshifrore e çmimeve të kuadratit.
Sipas të dhënave të regjistrimit, më shumë se një e treta e totalit të 839,174 apartamenteve të regjistruara janë të zbrazura. 531.987 banesa janë të banuara, ndërsa pjesa tjetër 36.6 për qind ose 307.187 banesa janë të zbrazura. Nga komunat e Shkupit, më së shumti banesa të zbrazura ka Qendra – 10.865 ose mbi 40 për qind nga numri i përgjithshëm, ndërsa Çairi ka numrin më të vogël të banesave të zbrazëta – 22,5 për qind nga gjithsej 17.771 banesa.
Sipas të dhënave nga agjencitë për patundshmëri, çmimet e banesave variojnë nga 1800 deri në 2200 euro për metër katror në qendër të Shkupit dhe përreth. Nuk ka banesa në shitje nën 1100 euro.
Në periudhën e fundit është shënuar rritje enorme e çmimeve të materialeve ndërtimore dhe të energjisë elektrike. Tarifat e shërbimeve komunale gjithashtu janë rritur me më shumë se 40 për qind.