Site icon Tetova Expres

Kovaçevski: Do ketë ulje shtesë të çmimeve të produkteve

Tejkalimi i krizës, mbështetje për kategoritë e rrezikuara, ruajtja e vendeve të punës, likuiditeti i kompanive mbeten si qëllime kryesore për këtë vit, porositi kryeministri Kovaçevski në konferencën “Sfidat ekonomike në 2023”. Rritja e çmimeve dhe inflacioni ende mbeten problem, Kovacevski thotë se subvencioni i rrymës ka ndikuar në uljen e çmimeve dhe pret edhe një ulje shtesë.

“Në periudhën në vazhdim presim që të ketë një ulje shtesë të çmimeve në furrat e bukës, industrinë e qumështit dhe të mishit që të jetë ashtu siç u dakorduam më së paku 10 %. Duhet të kemi parasysh se disa markete kanë ende furnizime të mëparshme dhe ato janë me çmime të vogla. Kriza edhe më tej vazhdon po e ndryshon dinakën duke sjellë pasiguri dhe sfida dhe qeveria është këtu që t’i dëgjojë të gjitha propozimet e komunitetit të biznesit.”, – deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Exit mobile version