Site icon Tetova Expres

Bezhoska: Inflacioni këtë vit pritet të jetë 8 deri 9%

Banka popullore pret inflacioni këtë vit të stabilizohet, të ngadalësohet dhe të jetë 8 deri 9 për qind. Siç tha guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska, në këto kushte të krizës fokusi është vënë në politikat makroekonomike, por forca shtytëse kyçe e rritjes janë reformat strukturore.

Angellovska-Bezhoska, e cila mori pjesë në konferencën “Sfida të politikave ekonomike në vitin 2023”, përmendi se sa është ekonomia më e hapur në treg dhe më e varur nga eksporti posaçërisht në sektorin energjetik. siç është e jona, aq më e madhe është goditja nga kriza.

“Skenari ynë themelor makroekonomik është se inflacioni dyshifror nga viti i kaluar do të stabilizohet gradualisht dhe do të ngadalësohet. Këtë vit presim të jetë 8 deri 9 për qind, ndërsa në afat të mesëm të vazhdojë të ngadalësohet, pa hyrë me atë rast ekonomia në recesion. Por, ka supozime të rëndësishme që ky skenar të realizohet. Para së gjithash, është shumë i rëndësishëm konteksti global i cili ende është mjaft i paqartë. Lidhur me faktorët vendorë, është shumë me rëndësi të vazhdojmë me politika të koordinuara prudente makroekonomike të cilat do të kahëzohen drejt mbështetjes së segmenteve më të goditura nga ekonomia, të veprohet në mënyrë afatshkurte, por njëkohësisht edhe me përforcim, ndërsa cikli investues mund të luajë rol kyç. Fokusi ynë është në politikat makroekonomike dhe ato sipas rregullës janë linja e parë e mbrojtjes, si dhe linja e parë e instrumenteve për stabilizim të ekonomisë, por nuk janë edhe forca shtytëse kyçe e rritjes. Ato janë reformat strukturore të cilat dukshëm janë më se të nevojshme sepse disa nga sfidat me të cilat po përballemi tani, janë rezultat mu i fokusit të pamjaftueshëm në sferën e reformave strukutrore në tre dekadat e kaluara”, theksoi Angellovska-Bezhoska.

Sipas saj, në kushte të lëvizje të këtilla të inflacionit, bankat qendrore nuk kanë zgjidhje tjetër përveç se të reagojnë në drejtim të shtrëngimit të politikës monetare.

Vlerësim i saj është se bota nuk po përballet me një krizë, por me disa kriza të njëpasnjëshme të përmasave të papara, të cilat zgjasin gjatë dhe janë specifika për nga natyra e vet – e ngadalësojnë rritjen, ndërsa njëkohësisht e rrisin inflacionin.

Advertisement

Në panel folën edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir besimi, si dhe këshilltari në odën ekonomike, Zoran Jovanovski.

Konferencën e organizon Këshilli për avancim të arsimit të lartë dhe hulumtime strategjike të odës ekonomike, e hapën kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i Këshillit, Gligor Bishev.

Exit mobile version