Familjarët e viktimave të modularit të djegur të cilët shkuan për të dëshmuar në Gjykatën Themelore të Tetovës, nuk kanë besim në drejtësinë në vend. Ata thonë se rasti duhet të ketë edhe hetim ndërkombëtar, pasi, sipas tyre nuk janë akuzuar të gjithë personat përgjegjës për këtë tragjedi. Familjarët u shprehën të revoltuar për anulimet sipas tyre të qëllimshme të seancave gjyqësore.
“Ne familjarët e viktimave jemi mbledhur këtu, për të parë drejtësinë në këtë shtet, si funksionon drejtësia, por siç jemi duke e parë nuk ka drejtësi.Akuzohen njerëz që duhet të akuzohen por nuk janë prezent.Sipas neve duhet të jetë edhe ish ministrië,edhe ata pas atij është një zinxhir I gjatë që duhet të jenë këtu.Por, kështu është shteti, I kanë zgjedhur tre persona, kurse gjykimi veç anulohet. ne si familjarë kemi ardhur që të japim dëshminë për të dhënë dëshminë se çka ka ndodhur, përndryshe unë kam qenë në dhomën numër 3, ku ka filluar të digjet spitali, shpresojmë se e drejta do të del në shesh, por këtu nuk ka drejtësi.Përgjegjësi duhet të ketë për këtë rast” tha Mumin Ismaili, familjarë.
Edhe një familjar tjetër që humbi të dashurit e tij natën kritike të 8 shtatorit të vitit 2021, nuk ka shpresë se do të ketë drejtësi për këtë rast.Besimi në drejtësi sipas tij është zero.
“Sipas shteti a ka nevojë për hetim ndërkombëtar ku një spital digjet për tyre minuta. Drurin e fut në zjarr nuk digjet për tre minuta. S`ka logjik mos kërkohet hetim ndërkombëtar. Për tre minuta u shkrumbua spitali.Drejtësia këtu është zëro. Një vit e gjysmë po përgatiten, përse anulojmë gjykimet kur dëmi është bërë ndërsa përgjegjësit rrinë në liri, kush do mbaj përgjegjësi për këto viktima”, tha një tjetër familjar.
Seanca e sotme për djegien e spitalit modular në Tetovë u anulua, pasi mungonte i akuzuari i dytë, ish drejtori ekonomik Artan Etemi. Seanca e radhës do të mbahet në 31 janar.TV KOHA