Pas paralajmërimit se kryetari i BDI-së do të takojë aktivistat e BDI-së në Gostivar, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli. Në një status në “facebook” Zendeli ka kritikuar Ahmetin se në 20 vite qeverisje BDI asnjë projekt nuk ka realizuar në Gostivar.
“Shkas takimi i paralajmëruar i Kryetarit të BDI-së z.Ali Ahmeti me strukturat partiake të Komunës së Gostivarit. Një pyetje për z. Ali Ahmeti ? Për 20 vite qeverisje të BDI-së, a mund të identifikoni një projekt që keni realizuar në territorin e Komunës së Gostivarit dhe që ka rëndësi për qytetarët dhe shqiptarët e Gostivarit ?Nuk ka projekte të tilla z. Ahmeti !!!??? Qytetarët e Gostivarit për 20 vite qeverisje të BDI-së identifikojnë projekte si: varfëri, korrupsion, migrim ekstrem, boshatisje të hapësirave shqiptare, shantazhe ndaj qytetarëve, zhvatje parash, degradim të arsimit, shëndetësisë, kulturës dhe çdo gjëje që keni prekur ju”, deputeti i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli.telegrafi