U vihet zjarri zyrave qëndrore të Ndërrmarjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime”-Shkup nga një person i maskuar.
Ngjarja ka ndodhur në ora 01.00 pas mesnatës kur personi i panjohur ka lyer me benzin një pjesë të madhe të drejtorisë dhe magazinës dhe në fund ia ka vurr zjarrin.
Menjëher kanë ardhur ekipet e zjarrfiksave të Shkupit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.
Me këtë rast drejtori i Ndërrmarjes për “Parqe dhe Gjelbërime” e quan këtë akt të shëmtuar dhe të papranueshëm.
“E dënoj ashpër këtë akt të ulët dhe të shëmtuar që të mbulohet eventualisht puna joligjore(kriminaliteti)në të kaluarën e Ndërrmarjes,si dhe të dëmtohet reputacioni aktual i NP “Parqe dhe Gjelbërime”, ka theksuar mes tjerash, drejtori i Ndërrmarjes ,Zuhejr Rexhepi