Kapaciteti më i madh energjetik në vend, REK Manastir, operon për herë të parë me tre blloqet pas gati tre vitesh. Së fundmi ka përfunduar instalimi i transformatorit të bllokut të tretë të kompanisë turke “Astor”, është i lidhur me rrjetin dhe prodhon energji elektrike.
Pjesa tjetër e termocentraleve në vend, REK Oslomej, TEC Negotino dhe EMV Energy, si dhe pjesa tjetër e sistemeve shtetërore të erës, hidro dhe fotovoltaike të operuara nga EMV, funksionojnë pa probleme.
Transformatori i ri për Bllokun 3 i prodhuar nga Astor është i teknologjisë së fundit dhe ka humbje nga 4 deri në 5 për qind, në krahasim me të vjetrin ku humbjet ishin 11 për qind. Përveç kësaj, funksionon në tension të ndryshueshëm, i cili ka mbrojtje më të madhe ndaj ndikimeve të mundshme të jashtme, të cilat shkaktuan një zjarr në transformatorin e vjetër në nëntor 2021.
Transformatori i vjetër, nga ana tjetër, aktualisht është duke u riparuar në një fabrikë të specializuar në Beograd dhe duhet të jetë gati dhe këto ditë të transportohet në REK Manastir.