Sot u lëshua për qarkullim rruga ‘Xhorxh Bush’ në Prishtinë.
Kjo rrugë do të jetë e qasshme për linja të trafikut urban, taksi dhe vetura emergjente.
Sipas ndërmarrjes komunale Trafiku Urban prej nesër do të rikthet qarkullimi i autobusëve të linjave 1, 3 dhe 4 sipas rendit të udhëtimit të mëparshëm në drejtim të rrugës “Xhorxh Bush”.
Linja 1 vlen vetëm për autobusët e ndërmarrjes komunale dhe jo për ata të kompanive private.
Tutje, Trafiku Urban thekson se autobsët në sheshin “Xhorxh Bush” do të lëvizin me shpejtësi të kufizuar në 20 km/h. Derisa, linjat 1A dhe 7C do të vazhdojnë sipas rendit të udhëtimit të tanishëm./Prishtinapress/