Më së ftohti sot në mëngjes ishte në Kodër të Diellit ku janë matur -7 gradë, në Mavrovë ishte-4, Krushevë, Dibër dhe Ohër -2, në Tetovë -1.
Në vendet e tjera temperatura është mbi zero, në Shkup 4, ndërsa më ngrohtë është në Gjevgjeli 6 gradë.
Shtresë të borës ka vetëm në Kodër të Diellit me lartësi prej 10 centimetra.
Gjatë natës mbizotëroi mot i ndryshueshëm me vranësira me më shumë vranësira në pjesët lindore.
Gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me erë të dobët nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 4 deri në 12 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite me periudha më të mëdha dielli. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë në 8 gradë.