Site icon Tetova Expres

Gjermania kërkon dy milionë punëtorë, po humb 100 miliardë euro

Mungesa e fuqisë punëtore është gjithnjë e më e dukshme në Gjermani, ku ka dy milionë vende pune të paplotësuara, thanë punëdhënësit atje, duke shtuar se vendi po përballet me një popullsi në plakje, raporton AFP.

“Dy milionë vende pune janë të lira në Gjermani dhe kjo rezulton me një humbje prej 100 miliardë eurosh”, tha Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, e cila kreu studimin.

Sipas rezultateve të një sondazhi me 22,000 kompani gjermane, gjysma e tyre kanë vështirësi në plotësimin e vendeve të lira.

Exit mobile version