Site icon Tetova Expres

Ndryshojnë rregullat për Maturën Shtetërore, Kushi: Nxënësit mund të kërkojnë testin e korrigjuar, komisione për të shqyrtuar ankesat

Ministrja e Arsimit gjatë një konference ku prezantoi arritjet e vitit 2022 në fushën e arsimit dhe objektivat për vitin 2023 ka shpjeguar ndryshimet që do të bëhen në Maturën Shtetërore.

Kushi tha se nxënësit do të kenë mundësi që të kërkojnë testin e korrigjuar dhe do të ngrihen komisione të veçanta që do të shqyrtojnë ankesat e maturantëve.

Kushi: I pari është provimi i informatizuar për programin mjekësi e përgjithshme. Do të zhvillohet në mjediset e qendrës së shërbimeve arsimore. Fondi i pyetjeve për nxënësit që duan të studiojnë mjekësi të përgjithshme është gati. I kanë pyetjet atje dhe do të shmangë problemin që ndonjë pyetje mund të jetë jashtë programit apo mund të ketë gabime shkencore. Ky problem që kemi pasur në ndonjë rast eliminohet sepse konstatohet para 6 muajsh.

Rregullorrja e re e Maturës shtetërore ku është shfuqizuar neni që nuk lejonte rivlerësimin e testit. Për shkak të kohës së kufizuar që ne si ministri kishim për të korrigjuar dhe nxjerrë testet në kohën e duhur ishte e pamundur. Por i kemi marrë të gjitha masat që të ketë komisione të veçanta në shkolla. Nxënësit do të kenë të drejtë që të marrin testin e korrigjuar por nëse do të ketë gabime do të ngrihet një komision për transparencë të plotë./Albeu.com.

Exit mobile version