Kryetarja e Këshillit Republikan për trafikun rrugor, Gordana Kozhurovska, Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovskit, ia ka dorëzuar motoçikletat për policinë e trafikut.
Bëhet fjalë për pajisje në vlerë 7.3 milionë denarë për 12 motoçikleta “Piaggo Beverly”, sic percjell KlanM, për nevojat e policisë së trafikut.
OLIVER SPASOVSKI – MINISTËR I BRENDSHËM
“Bashkëpunimi i këtillë paraqet një shembull pozitiv se si duhet të realizohet bashkëpunimi ndërinstitucional, në interes të të gjithë qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik” – deklaroi Spasovski.
Sipas Kryetares së Këshillit Republikan për trafikun rrugor, Gordana Kozhurovska, sic percjell KlanM, zbatimi i pajisjeve bashkëkohore teknike në procesin e menaxhimit dhe kontrollit të trafikut rrugor dukshëm do ta rrisë efikasitetin e punës dhe kontrolleve të kryera nga ana e policisë së trafikut.