Nga Ministra e Drejtësisë për TV21 thonë se vjetërsimi absolut i vuajtjes së dënimit për ish drejtorin e Doganave, Dragan Daravellski, hyn në fuqi me 26.03.2028.
Nga MD thonë se kjo është nga informatat që kanë marrë nga gjykata, për shkak se nuk janë përgjegjës për pjesën e vjetërsimit të lëndës apo të sanksionit.
“Herën e fundit ekstradimi është kërkuar në qershor të vitit 2020, por pavarësisht kërkesave të vazhdueshme, nuk ka pasur asnjë përgjigje nga Serbia. Lidhur me vjetërsimin, e konstaton gjykata kompetente. Nga njoftimet e marra nga gjykata në Kumanovë vjetërsimi absolut i vuajtjes së dënimit sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore Shkup 1 K. nr. 809/05, hyn në fuqi më 26 mars 2028, Ministria e Drejtësisë është kompetente për të vepruar në mënyrë të rregullt vetëm në procedurën e ekstradimit. A do të përsëritet procedura ose jo, kjo është në kompetencë të gjykatës. Gjykata është ajo që konstaton vjetërsimin”, thonë nga Ministria e Drejtësisë për TV21.
Ndryshe, Daravellski gjatë ditës së djeshme është kapur nga policia në “Tabanoc”. Dragan Daravellski është ish-drejtor i Doganave i cili në vitin 2007 u dënua në mungesë me 7 vite burg dhe që kërkohej me urdhër të Interpolit. Në vitin 2016, ai u arrestua në Beograd, por ekstradimi i tij nuk ka ndodhi asnjëherë. Ai është i dënuar për keqpërdorim të pozitës dhe autoriteti zyrtar, ku sipas aktakuzës janë keqpërdorur rreth 2 milionë euro.