Site icon Tetova Expres

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano: Nëse Milorad Dodik e dekoron Putinin, BE-ja do të ndërmarr masa kundër tij

Lideri nacionalist i serbëve të Bosnjë dhe Hercegovinës (BeH) dhe Presidenti i Republikës Srpska (RS), Milorad Dodik, po mendon ta dekorojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në ditën e kremtimit të Republikës Srpska.

Por, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë për N1 se nëse Dodik e dekoron Putitnin, “BE-ja do të ndërmarr masa kundër Dodik-ut”.

“Bashkimi Evropian dënon vendimin e autoriteteve të RS për t’i dhënë çmimin Putinit sepse ai është drejtpërdrejt përgjegjës për agresionin e paligjshëm kundër Ukrainës, vuajtjet e qytetarëve ukrainas dhe shkatërrimin e infrastrukturës”, tha Stano.

Ai shtoi se “përafrimi me Putinin në këto rrethana do të thotë izolim ndërkombëtar i Republikës Srpska dhe udhëheqjes së saj”, duke theksuar se dhënia e çmimit të Putinit “është për keqardhje dhe e gabuar”.

Po ashtu ai theksoi se “Dodik e di shumë mirë se çfarë presin BE-ja dhe anëtarët e saj dhe çfarë duhet të bëjnë ai, autoritetet e tij dhe BeH në tërësi për të përparuar në rrugën evropiane”. /Albanianpost.com

Advertisement
Exit mobile version