Site icon Tetova Expres

Takimi në Tiranë/ Kasami: Po i shërben turbulencave brenda BDI-së, nuk heqim dorë nga heqja e 20% nga Kushtetuta

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në një intervist sot për mediat shqiptare ka deklaruar se takimi i sotëm në Tiranë po i shërben turbulencave brenda BDI-së, andaj Besa nuk do të merr pjesë. Më tej ai deklaroi se nuk heqim dorë nga heqja e 20% nga kushtetuta.

“Ne vlerësuam se ky takim i shërben më shumë qetësimin të turbulencave brenda bashkimit demokratik për integrim sesa interesave të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Është moment delikat për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe veçanërisht në vigjilje të ndryshimeve kushtetues, ku shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kërkojnë të implementohet ndryshimi i definicionit të gjuhës shqipe që deri tani në Kushtetutën e Maqedonisë është e definuar që e flasë 20% e popullsisë në Maqedoni. Ne kërkojmë që me ndryshimet kushtetuese ku duhet të futet dhe populli bullgar në Kushtetutën e Maqedonisë të përfshihet edhe heqja e 20%.”, deklaroi Kasami.

Exit mobile version