Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka treguar detajet për takimin e liderëve dhe mos pjesëmarrjen e Lëvizjes Besa në këtë darkë.
Kryetari i Lëvizjes Besa kategorikisht hodhi poshtë zërat se është refuzuar ftesa e z. Rama, por është refuzuar ulja në një tavolinë me liderin e BDI-se, Ali Ahmetin. Gjithashtu ai ka deklaruar se dikush nga Maqedonia e Veriut po e keqinformon kryeministrin Edi Rama për realitetin politik në RMV.
“Ne si Lëvizje Besa në asnjë moment nuk kemi refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama, por refuzuam të ulemi në një tavolinë me Ali Ahmetin, sepse turbulencat politike brenda këtij subjekti janë serioze andja ne nuk duam të bëhemi shpëtimtar të tyre”, deklaroi Kasami.