Site icon Tetova Expres

Rruga Tetovë-Prizren, Boçvarski: Për këtë projekt nevojitet më shumë kohë

Rruga Tetovë – Prizren pavarësisht premtimeve, edhe për një kohë të gjatë do të mbetet vetëm dëshirë. Këtë më së miri e sqaron ministri kompetent, Bllagoja Boçvarski i cili thotë se procedura për punimin e dokumenteve për një projekt të tillë është tepër e gjatë, pasi sipas tij, për një projekt të tillë nevojitet analizë e mirëfilltë.

“Nevojitet studim i mirë fizibiliteti, projekte ideore, zgjidhje e trasesë më të përshtatshme, kur them më të përshtatshme kjo do të thotë edhe më e qëlluar edhe financiarisht më e arsyeshme dhe në fund përfundim i dokumenteve të projektit, gjetja e mjeteve financiare dhe më pas shpallje për thirrje. Gjithsesi se në këtë rast kemi edhe një lloj koordinimi, ndërsa kjo për shkak se punohet për rrugë e cila po i lidh dy shtete, të punohet paralelisht dhe bashkërisht, e që do të japë zhvillim për të gjithë rajonin”, tha Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Boçvarski tha se kjo rrugë është në interes të dyja vendeve, por pa theksuar afate se kur mund të fillohet puna e këtij projekti. Ndërkohë, edhe pas shumë premtimeve dhe afateve edhe rruga kryesore dhe më e frekuentuar që lidhë Maqedoninë me Kosovën, Bllacë-Shkup mbetet e pa përfunduar. Autoritetet për më shumë se një vit nuk mund të përfundojnë edhe ndërtimin e dy kilometrave të parë të autostradës. /Alsat.mk

Exit mobile version