Site icon Tetova Expres

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka publikuar listat e përfituesve të ndihmës financiare

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se sipas Ligjit për mbështetje financiare të kategorive të rrezikuara të qytetarëve për përballjen me krizën energjetike, listat e përfituesve të mbështetjes financiare sipas këtij ligji janë publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Mjetet për përfituesit e mbështetjes financiare për përballimin e krizës energjetike do të paguhen më 12 janar 2023.

Ankesa mund të dorëzohet më së voni deri me 09.01.2023, përmes arkivit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ose përmes e-mailit mtsp@mtsp.gov.mk.

Ndryshe, MPPS dje njoftoi se pagesa e këtyre mjeteve financiare do të bëhet më 12 janar.

Exit mobile version