Katër persona kanë vdekur pas një përplasjeje në ajër mes dy helikopterëve në Bregun e Artë të Australisë.
Nëntë pasagjerët e tjerë në bordin e dy avionëve u trajtuan të gjithë për lëndime, tha shërbimi i ambulancës në Queensland, ku mes tyre një grua dhe dy djem të rinj janë dërguar në spital në gjendje kritike.
Përplasja ndodhi rreth orës 14:00 me orën lokale.
Dyshohet se një helikopter po ngrihej ndërsa tjetri po ulej. Katër viktimat ndodheshin në të njëjtin helikopter.
“Për shkak të zonës që ndodhet, në bregun e rërës, ishte e vështirë për të fituar akses, për të çuar shërbimet tona të urgjencës në vendngjarje për ta menaxhuar atë siç duhet”, tha një polic.
Imazhet nga vendi i përplasjes tregojnë mbetjet e shpërndara rreth zonës dhe një helikopter të dëmtuar me kokë poshtë. Helikopteri tjetër është ulur në mënyrë të sigurt pas përplasjes.