Prej dje është ndryshuar sistemi i menaxhimit me lëndët në Prokuroritë Publike në Maqedoninë e Veriut. Siç sqarojnë nga Ministria e Drejtësisë, për zbatimin e këtij sistemi janë trajnuar të gjithë prokurorët publikë dhe të punësuarit e tjerë dhe pritet që gjendja e lëndëve të mund të shihet në çdo moment si dhe përmirësim të arkivimit dhe ruajtjes së dokumentacioneve.
“Ministria e Drejtësisë, në koordinim me Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar ndryshimin e plotë dhe të pandërprerë të sistemit të menaxhimit të lëndëve në prokuroritë publike duke filluar nga 1 janari i vitit 2023“, thonë nga Ministria e Drejtësisë
Ky sistem do të jetë mjet bazë në kryerjen e detyrave themelore të prokurorive publike, i cili do të sigurojë ruajtjen e informacioneve, monitorimin dhe arkivimin e lëndëve, si dhe do të mund të shihet pasqyra apo gjendja e lëndëve në çdo moment.
Me këtë do të sigurohet një rrjedhë e pandërprerë e të dhënave, ndërsa qëllimi thelbësor është zhvillimi dhe automatizimi i proceseve në prokurorinë publike, përmirësimin e rrjedhës së informacioneve përmes digjitalizimit, arkivimit dhe ruajtjes së dokumentacionit duke garantuar një shkallë të lartë të sigurisë, kontrolli gjatë aksesit dhe komunikim të automatizuar.
Nga ana tjetër nga sot nuk do të vlejë dispozita Ligjore për tatimin progresiv e të ardhurave personale, njëkohësisht nuk do të taksohen as kamatat në depozita te caktuara. Qeveria i hoqi këto dispozita nga Ligji për të ardhurat personale i cili kaloi në Kuvend.