Site icon Tetova Expres

Kovaçevski nga ESM: Plani për vitin 2023 është rritja e prodhimit të energjisë elektrike për 20 përqind

Drejtori gjeneral i SHA EMV, Vasko Kovaçevski ka bërë të ditur se plani për këtë vit është rritja e prodhimit të energjisë elektrike për 20 për qind në krahasim me vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk nga 360 Gradë.

Vitin e kaluar, thotë ai, EMV është përballur me menaxhimin e dy krizave – me rrymë dhe me ngrohje, por vlerëson se misioni është kryer me sukses dhe është siguruar rrymë dhe ngrohje si për qytetarët dhe institucionet, ashtu edhe për ekonominë.

“Arritëm të vëmë në funksion të gjitha kapacitetet prodhuese vendase të energjisë elektrike, duke ulur kështu varësinë nga blerja e energjisë elektrike të shtrenjtë. Prodhimi vendas është më i liri dhe prandaj po e rrisim. Përveç kësaj, në kohë krize ne reduktojmë ndjeshëm kostot e prodhimit dhe kostot joproduktive. Kështu, ne arrijmë ta mbajmë çmimin e energjisë elektrike më të ulët për qytetarët dhe bizneset e vogla”, tha Kovaçevski.

Më tej ai thekson se kompania ka kontrata të qëndrueshme për blerjen e energjisë si dhe për të gjitha nevojat e tjera për procesin e prodhimit.

Krahas krizës aktuale, thekson Kovaçevski, paralelisht po realizohen edhe investime në burimet e ripërtëritshme të energjisë, duke kujtuar se është vënë në funksion termocentrali i parë shtetëror fotovoltaik në Oslomej, ndërsa dy të tjerë po ndërtohen me partnerë privatë nga jashtë. Janë duke u bërë përgatitjet për termocentrale të reja fotovoltaike në REK Manastir, Tikvesh, Mavrovë dhe lokacione të tjera.

Advertisement

“Kapaciteti i parkut me erë në Bogdanc po rritet, ndërsa në Miravc po përgatitet parku i ri me erë. Faza e tretë për rivitalizimin e potencialit hidro është duke u zhvilluar dhe pritet një procedurë e suksesshme për hidrocentralin me rëndësi strategjike të Çebrenit. Tranzicioni energjetik është në vazhdim dhe ne do ta vazhdojmë me vrull”, tha Kovaçevski.

Përndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 30 shtator e votoi vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës për shkak të mungesës së energjisë elektrike në territorin e gjithë shtetit, si dhe për shkak të mungesës së energjisë termike.

Nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

LEXO: Bislimovski: Nëse pranohen kërkesat, rryma do të shtrenjtohet prej 3,5 deri në 4 përqind, ndërsa asaj do t’i shtohet edhe rritja e TVSH-së prej 4,72 përqind

Advertisement
Exit mobile version