Site icon Tetova Expres

Kaos në urgjencën e Shkupit: Thirrje nga prindërit e fëmijëve të alkoolizuar

Ndihma emergjente mjekësore në Shkup gjatë ditës dhe natës së kaluar ka pasur 100 intervenime, prej të cilave 40 kanë qenë të shkallës së parë të urgjencës.

Të shumta kanë qenë edhe thirrjet e prindërve se si të sillen me fëmijët e tyre të dehur, tha për MIA-n Milica Bubalo, shefe e Shërbimit Emergjent. Prindërit që iu drejtuan Shërbimit të Urgjencës për fëmijët e dehur morën këshilla.

Kanë qenë 20 thirrje për persona të dehur.

Katër deri në pesë persona kanë pësuar lëndime të rënda nga përplasjet fizike dhe janë transportuar në disa prej qendrave të urgjencës.

Ndërhyrje janë bërë edhe për gjashtë aksidente

Advertisement
Exit mobile version