Site icon Tetova Expres

E zhdukur prej tri ditësh, gjendet në liqenin e Prespës trupi i pajetë i gruas

Një grua 75 vjeçe në Pustec që jetonte e vetme në shtëpi ishte shpallur e zhdukur prej tri ditësh.

Pas kërkimeve nga grupet e emergjencave të bashkisë, forcave zjarrfikëse dhe policisë, trupi i pajetë i gruas u gjet në liqenin e Prespës.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, ndërsa trupi i pajetë pasi të nxirret nga liqeni, pritet t’i nënshtrohet procesit të autopsisë.

Exit mobile version