Site icon Tetova Expres

Besar Durmishi: Tetova po zhvillohet, po ndërtohet, po ringjallet – Urime viti ri 2023

Të nderuar qytetarë,

Vitin e kaluar jemi përballur me shumë vështirësi, probleme financiare, presione, pengesa. Por pavarësisht kësaj, këmbëngulja, përkushtimi dhe vullneti i fortë për të punuar nuk na pengoi. Pikërisht për këtë, viti që po e përcjellim është dëshmi se ndryshimet janë të mundshme dhe ato tashmë po ndodhin.

Tetova po zhvillohet, po ndërtohet, po ringjallet. Komuna jonë është bërë më e hapur, më transparente, e aksesueshme për qytetarët, e orientuar drejt zhvillimit, me tendencë edhe për ta stabilizuar financiarisht.

Para nesh është një vit i ri me shumë sfida të reja, por me synim të njëjtë – ta bëjmë Tetovën një vend më të mirë për të jetuar. Mbështetja juaj është motivimi ynë më i madh për të vazhduar me të njëjtin intensitet të punës.

Besoj se na pret një vit progresi dhe zhvillimi!

Advertisement

Të dashur tetovarë,

Ju uroj që festat e Vitit të Ri t’i kaloni në paqe, qetësi dhe gëzim së bashku me më të dashurit tuaj.

365 ditët e reja të na sjellin së pari shëndet, mirëqenie, lumturi, përparim dhe begati.

Gëzuar festën e Vitit të Ri!

 

Advertisement

Exit mobile version