Kështu është atmosfera në tregun e gjelbër në Shkup, një ditë para ndërrimit të moteve.
Qytetarët po mendohen dy herë përpara se të blejnë, sepse siç thonë, çmimet janë më të larta, kështu që tryezat këtë fundvit nuk do të jenë të begata si zakonisht.
“Çmimet super, kush ka blen, kush nuk ka, vrapon pas mizave. Sigurisht se më dobët, nuk kanë para qytetarët.”
“Çfarë të them, katastrofë!”
“Ka dallim të madh, të themi diku 50-60% janë më shtrenjtë. Tryeza a do të jetë plotë këtë nuk e di, do të jetë më e vobektë sigurisht.”
‘Më vështirë po bëhet, varfëri, politika nuk na bën.”
“Për këtë ditë qytetarët gjinden dhe blejnë.”
Shitësit thonë se nuk ka njerëz si dikur kur tregu ishte përplot, e konsumatorët tani marrin sasi më të vogla të produkteve krahasuar me vitet paraprake.
“Vitet e kaluara ka pasur tepër njerëz, nuk mund të arrinim, megjithatë varfëria e njerëzve… Nuk kanë para, çfarë të blejnë më përpara, pagat e ulëta, pensionet edhe më të ulëta. Çmimet? Çmimet deri në qiell. A jeni të kënaqur nga shitja? I kënaqur megjithatë nuk është siç ka qenë.”
“Jo shumë dobët, këtë vit është shumë dobët shitja, ndërsa për pandemi ishte 100% më mirë se këtë vit. Çmimet si janë? Ky çmim ka qenë edhe në pandemi edhe tani, 20-25 denarë, nuk ka ndryshuar, vetëm te mollët tjerët kanë ndryshuar.”
“Gështenjat janë 100 denarë, janë të sjella nga fshati Skudrinë i Dibrës. Apo ka punë? Krahasuar me vitet e kaluara gështenjat janë më lirë, falë Zotit po harxhohen. Populli nuk ka shumë para marrin ka gjysmë kilogrami, një kilogram e dikush nga dy. “
“A po ka punë? Ka. A nuk ankohen qytetarët për çmimet? Jo, Jo, njëherë është Viti i Ri. A janë ngritur çmimet? Jo, asgjë nuk është shtrenjtuar.”
Këshilltari për energjetikë në Qeveri, Viktor Andov, dje tha se me uljen e çmimit të rrymës, qytetarët do të presin që nga muaji shkurt të vitit të ardhshëm të ulen edhe çmimet e shërbimeve që japin kompanitë e vogla dhe të mesme./TV21