Site icon Tetova Expres

Policia apelon që qytetarët të festojnë në mënyrë dinjitoze

Festat e fundvitit Tetovën e gjejnë në një atmosferë të zymtë.Pak organizime për festat e fundvitit dhe shumë komunikacion I dendur.Ndonëse rrugët janë përplot me makina, sidomos me ardhjen e një pjese të mërgimtarëve në vendnlindje, megjithatë nuk vërehet gjallëri e madhe. Por,për natën e ndrimit të motmoteve, ata që do të kujdesen për sigurinë publike dhe sigurinë në komunikacion janë pjesëtarët e policisë. Ata do të duhet të përballen me përdorimin enorm të mjetete piroteknike në pjesët kryesore të qytetit.Duke patur parasysh përvojën e viteve të kaluara, kur shumë qytetarë kanë përfunduar me lëndime si pasojë e përdorimin të mjeteve piroteknike, policia apelon për më shumë kujdes, me qëllim që nata e vitit të ri të shënohet në atmosferë festive. Policia kërkon që qytetarët të festojnë në mënyrë dinjitoze qoftë me miq qoftë me familjarë qoftë në ambiente të hapura.

Problem tjetër dhe përvojë e hidhur nga vitet e kaluara është përdorimi i tepruar I alkoolit.Shumë qytetarë, duke konsumuar alkool, pastaj edhe drejtojnë automjetet e tyre që paraqet shkelje të rregullave në trafikun rrugor, por edhe rrezik për jetën e tij dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.Në këtë drejtim qytetarëve u kërkohet që të jenë të kujdesshëm dhe mos përdorin alkool.

Nga policia e Tetovës, kërkojnë që vozitësit të jenë më të vëmendshëm nëse vendosin që të udhëtojnë për në pikat turistike si në Kodrën e Diellit dhe për Mavrovë.Zakonisht, për në këta akse rrugore krijohet kaos i madh dhe ndodhin edhe aksidente, duke patur parasysh se mund të paraqiten edhe ngrica në rrugë për shkak të temperaturave të ulta por edhe për shkak të dukshmërisë së vogël si pasojë e mjellugës.TV KOHA

 

Exit mobile version