Deri sa vajza e dyshuar për vrasjen e 16-vjeçarit i cili u gjet i vdekur në rrugën te ”Banjat e Tetovës” sot doli para Gjykatës Themelore në Tetovë, nxënës të shkollës së mesme ekonomike në Tetovë u mblodhën para gjykatës. Ata kërkojnë që të zbardhet rasti dhe autorët e vrasjes së shokut të tyre të marrin dënimin e merituar. Thonë se viktima ishte një nxënës shembullor.
”Drejtësi për vëllaun tonë Beharin, kjo nuk na tronditi vetëm neve. Heshtja është bashkpinimi ndaj vrases, jo gjithçka mund te falet , sidomos vrasja, vrasjet nuk kanë arsye, vrasësi ka një emer”, tha Elma Kasami, nxënëse e shkollës së mesme ekonomike në Tetovë.
” Një vrasje e tillë si kjo meriton një dënim të rëndë e jo një lirim të pa merituar, vrasësi çdo herë do të ketë emër, në këtë rast Anesa”, tha një nxënëse.