Në Galerinë e Arteve Pamore në Tetovë sot është bërë promovimi i
monografisë së artistit dhe profesorit universitar Nevzat Bejtuli-Kica.
Me këtë rast, vetë artisti thotë se është një nder që I është bërë për
krijimtarinë e tij mbi 20 vjeçare.
Autori i monografisë profesori univeristar Salajdin SALIHU thotë se
Nevzat Bejtuli është një artist I kompletuar.
Organizatore për këtë monografi është Galeria e Arteve Pamore në
Tetovë e cila sipas drejtorit Ilir Kurtishi, I dedikohet një artisti që I ka
dhënë shumë artit.
Të mërkurën në orën 19 edhe në mënyrë solemne do të hapet ekspozita
personale e piktorit Nevzat Bejtuli-Kica.TV KOHA