Seanca e sotme në kuadër të rastit “Titanik 2” nuk është mbajtur për shkak të mungesës së të akuzuarit i cili nuk është dërguar në burgun e Strugës.
Bëhet fjalë për ish-shefin e policisë sekrete, Sasho Mijalkov, i cili në këtë rast akuzohet për parregullsi zgjedhore, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin me burg në burgun e Strugës, pasi ka lidhur marrëveshje me prokurorinë në rastin “Perandoria”.
Sipas informacioneve, gjykatësit kanë telefonuar në burgun e Strugës dhe nga aty kanë thënë se nuk kanë urdhër edhe pse gjykata ka vërtetim se urdhri është marrë në burg më 14 të këtij muaji.
Ndryshe, në “Titanik 2” akuzohet Mijalkov së bashku me liderin e PDSH-së dhe deputetin Menduh Thaçi dhe disa anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të cilët fillimisht u dënuan me burgim.
Megjithatë, gjykata më e lartë e apelit i hodhi poshtë vendimet për manipulimin e votave të KSHZ-së në lidhje me kundërshtimin e VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet lokale të vitit 2013 dhe e ktheu rastin në rigjykim.