OEMVP shpalli kompanitë më të mëdha të vitit, në manifestimin TOP 100 e organizuar më 20 dhjetor 2022 në Shkup.
Gjatë ngjarjes prestigjioze TOP 100 u ndanë çmimet për TOP 5 kompanitë më të suksesshme anëtare të OEMVP të cilët janë shquar për arritje të veçanta në veprimtaritë e tyre dhe dallohen si kompani liderë në vitin 2021.
TOP 5 kompania për vitin paraprak u shpall kompania Pofix, më pas Top 4 kompania Adrijus, Top 3 Dauti Komerc, Top 2 Neptun, ndërsa fituesi i vendit të parë për këtë vit ishte Kompania Kipper Market.
Ndër të tjera u dhanë edhe çmime të dyta si çmimi për filantropi i cili i takoi kompanisë Trim & Lum, çmimi për rritje më të madhe 3 vitet e fundit i cili i takoi Hildin Komerc, Çmimi për biznesin e udhëhequr nga Grua që shkoi për M Sora, çmimi për partneritet më të suksesshëm shkoi për Makkos, Çmimi për qëndrueshmëri për Royal Palace dhe çmimi për Top Eksportuesin e OEMVP-së Ing Luli.
Në këtë ngjarje të madhe, morën pjesë figura eminente politike, të biznesit si dhe të sektorit civil, përfshirë këtu, kryetarin e kuvendit të RMV-së, zëvëndëskryeministrin për çështje ekonomike, ministra të resorëve ekonomik, ministri i shëndetësisë, kryetarë partish dhe komunash etj.
OEMVP këtë ngjarje e organizon për të 12 herë me radhë, ku këtë vit ishte viti i dytë në të cilin TOP 10 është edhe i mbrojtur me markë tregtare si projekt origjinal i OEMVP-së.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore