Site icon Tetova Expres

Spasovski: Çdo njeri lind i lirë dhe i barabartë sa i përket dinjitetit dhe të drejtave

Çdo njeri lind i lirë dhe i barabartë sa i përket dinjitetit dhe të drejtave. Këtë e theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, me rastin e 21 dhjetorit, Ditës së mësimit në gjuhën turke, në fjalimin e tij në konferencën rajonale “”Si të mbrohen më mirë pakicat nga diskriminimi”, në organizim të Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe Fondacioni EKAJ.

“Të gjithë njerëzit e kanë të drejtën e jetës, lirisë dhe sigurisë personale, të drejtën e lëvizjes së lirë dhe posedimit të pronës, si dhe lirinë e mendimit dhe shprehjes. Çdo njeri ka të drejtën e arsimit, të drejtën të punojë dhe të fitojë para për punë”, tha ministri.

Ai theksoi se në trendet moderne shoqërore, veçanërisht në tre dekadat e fundit, shihet qartë domosdoshmëria e përfshirjes maksimale të çdo anëtari të një komuniteti në ekzistencën e tij konkrete dhe të përditshme dhe se çdo përpjekje për të izoluar diversitetin nuk sjell përparim, përkundrazi, janë një frenim, një problem nga i cili nuk përfiton askush.

“Republika e Maqedonisë së Veriut, që nga pavarësia e saj e deri më sot, me vendosmëri ka dëshmuar vendosmërinë e saj, si shtet, si sistem institucional, që në vazhdimësi,t’i miratojë dhe praktikisht t’i zbatojë të gjitha standardet pozitive në sferën e të drejtave të pakicave, ndërtimi dhe vendosjen e një koncepti modern dhe plotësisht qytetar të një rregullimi kushtetues-juridik që do t’i bashkojë të gjithë, do t’i motivojë të gjithë, do t’i mobilizojë të gjithë pa dallim prejardhjeje dhe përkatësie etnike. Edukimi, ruajtja, respektimi i diversitetit nuk është vetëm çështje normash, kulture apo demokracie, por shumë më tepër është çështje e ndërgjegjes, e gjerësisë shpirtërore për të kuptuar se solidariteti apo kujdesi për të tjerët në fakt është kujdes për veten”, shtoi Spasovski. .

Ngjarjet aktuale në dekadat e kaluara dhe sigurisht në këtë kohë tani, vazhdimisht para nesh hapin sfida të reja të cilat në kontroll vendosin gjithçka, përfshirë edhe segmentin për të cilin sot do të flitet në këtë Konferencë rajonale”, tha ministri.

Advertisement
Exit mobile version