Site icon Tetova Expres

ISHP: Shënohet viktima e parë nga gripi sezonal

JAVËN E FUNDIT 93 RASTE ME GRIPIN SEZONAL, MË SHUMË NË TETOVË

Një pacient I moshës 60-vjeçare ka kumbur betejën me gripin sezonal dhe paraqet rastin e parë të konfirmuar për këtë vit – njoftojnë nga Instituti për Shëndet Publik.

Sipas statistikës së publikuar nga ISHP-ja, në javën e fundit janë paraqitur 93 raste të gripit. Më së shumti në Tetovë – 38, Gostivar – 16 dhe Kumanovë – 14.

Gjetjet laboratorike thonë se bëhet fjalë për gripin e tipit – A.

Kët vit 57.000 qytetarë janë imunizuar me vaksinën katërvalente për mbrojtje nga viruset sezonale. Nga ISHP-ja thonë se përmes platformës “Termini Im”, në këtë shifër janë përfshirë qytetarët më të cënuar kanë prioritet vaksinimin pa pagesë. Në këtë kategoru hyjnë personat mbi 65 vjeç, të sëmurit kronik, gratë shtatzëna, fëmijtë nga mosha 6 muaj deri 5 vjet si dhe personeli mjekësor.

Advertisement
Exit mobile version