Site icon Tetova Expres

Për momentin po bëhen llogaritjet për çmimin e rrymës nga 1 janari, nuk priten shtrenjtime të mëdha

Për momentin po bëhen llogaritjet për çmimin eventual të energjisë elektrike nga 1 janari, por Qeveria nuk do të lejojë që të ketë goditje të çmimeve për qytetarët, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Ajo që po bëhet për momentin janë llogaritjet dhe diskutimet në relacion të ministrive kompetente dhe ndërmarrjeve kompetente në shtet në kuptim të përcaktimit të çmimit të energjisë elektrike për gjysmën e ardhshme të vitit duke filluar nga 1 janari. Është me rëndësi, që më shumë elemente të ketë në çmimin e energjisë elektrike sepse EMV nuk prodhon energji elektrike vetëm për EVN Houm, por ajo prodhon energji elektrike edhe për humbjet në rrjet dhe gjithashtu në pjesën e cila është e nevojshme edhe për shpërndarje, që nënkupton se nuk mund të thuhet nëse një çmim do të jetë 48 euro, por bëhet fjalë për tri kategori të çmimeve të cilat ndikojnë në çmimin final të cilin e marrin blerësit”, tha kryeministri Kovaçevski.

Mund të konfirmoj, potencoi ai, se “Qeveria nuk do të lejojë të ketë goditje të çmimeve për qytetarët”.

“Për të gjithë qytetarët siç nuk lejuam deri më tani, gjithashtu do të mundohemi të përcaktohet çmim i energjisë elektrike me prodhimtari të rritur të energjisë elektrike sepse në atë mënyrë mund të ulet çmimi i cili do të mundësojë edhe relaksim të tregut të rregulluar në pjesën e konsumatorëve të vegjël, ku ka 72 mijë kompani të cilat punësojnë 98 për qind të të punësuarve në shtet”, tha Kovaçevski.

Kryeministri tha se nuk mund të dihet çmimi final i rrymës, por se nuk do të ketë goditje të çmimeve për qytetarët. Çmimi i rrymës, tha ai, varet së pari nga vendimi i KRRE-së i cili vendos i pavarur, përderisa çmimi i energjisë elektrike të cilin prodhimtaria shtetërore e energjisë elektrike ia shet EMV-së varet nga shpenzimet e prodhimit, si dhe nga ekonomia e shkallës të cilën e arri.

Advertisement
Exit mobile version