Site icon Tetova Expres

Autostrada Kërçovë-Ohër do të “gëlltitë” edhe 67 mijë euro tjera për shpronësim të një toke

Ndërmarja publike për rrugë shtetërore në periudhën në vijim do të futet në borxh edhe me mbi 4 milion denarë. Këto mjete siç mësohet, do të shfrytëzohen për shpronësim të një toke për ndërtim në autostradën drejt Ohrit. Për këtë qëllim, është marë garancë bankare nga Qeveria, me çka krijohen mundësi që kjo ndërmarje të realizojë qëllimin, gjegjësisht përmes procesit të shpronësimit të krijojë kushte për kompletimin e autostradës, informon Zhurnal.

Qeveria më 1 dhjetor solli vendim me çka jepet pajtim për huamarje përshkak dhënies së garancës bankare për nevojat e procedurës për shpronësim për ndërtimin e autostradës A2, pjesa Kërçovë-Ohër, e sjellë nga bordi drejtues i ndërmarjes publike për rrugë shtetërore në seancën e mbajtur më 28 nëntor 2022.

Nga NP Rrugë shtetërore për “Faktor” thonë se garanca bankare do të jepet në vlerë prej 67 mijë eurove apo diçka mbi 4 milion denarë.

“Garanca bankare jepet ekskluzivisht për shpronësim. Ndërmarja publike në përputhje me programin vjetor për ndërtim, rekonstruim, rehabilitim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve shtetërore për vitin 2022 për shpronësim ka siguruar mjete prej 200,000,000 denarë”, sqarojnë nga NP “Rrugë Shtetërore”.

Nga atje shtojnë se për shpronësimin dhe ndërtimin e autostradës A2, pjesa Kërçovë-Ohër për disa procedura për shpronësim për të cilat kishte sjellë vendim për shpronësim, nga ana e gjykatës administrative të RMV-së, të njejtat u refuzuan përshkak mos dorëzimit të garancës bankare në përputhje me nenin 26 nga ligji për shpronësim.

Advertisement

Autostrada Kërçovë – Ohër, e gjatë 57 kilometra, sipas vlerësimeve të para duhet të kushtojë 374 milion euro, por çmimi pas anekseve të shumta shtesë, arriti pothuajse 600 milion euro.

Kjo pjesë në përputhje me paralajmërimet e fundit nga institucionet shtetërore, duhet të kompletohet vitin e arhdshëm. Përfaqësues qeveritar madje paralajmërojnë penale nëse ky afat përsëri tejkalohet./Zhurnal.mk

Exit mobile version