Site icon Tetova Expres

Shkupi mbetet i paralizuar, vazhdojnë bllokadat e transportuesve privatë

Shkupi edhe gjatë ditës së sotme mbetet i bllokuar nga transportuesit privatë, të cilët nuk lëshojnë pe dhe janë të vendosur që bllokadën ta vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, gjegjësisht shlyerjes së borxhit nga Qyteti i Shkupit.

Për momentin mbeten të bllokuara udhëkryqi tek Q.T. “Mavrovasja”, aiatë afër Kryqit të Kuq si dhe rruga “Ilindenska”, prej tek Fontana e Parkut të Qytetit e deri tek salla Boris Trajkovski, por nuk përjashtohet mundësia e zgjerimit të tyre edhe në udhëkryqet tjera të kryeqendrës, shkruan Alsat.

Transportuesit privat thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër për të marrë paratë që i kanë punuar.

Derisa sjelljen e kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska e vlerësojnë si të papërgjegjshme dhe dëshpëruese.

Exit mobile version