Edhe përkundër bllokadave në rrugë, numri i rritur i pacientëve të sëmurë po merr kujdesin e duhur mjekësor gjatë kësaj periudhe. Nga Ndihma e shpejtë në Shkup thonë se sulmet në zemër dhe goditjet në tru ndodhin te pacientët e moshës 40 deri në 50 vjeç.
“Më shumë ndihmë kërkojnë të sëmurët kronikë gjegjësisht për përkeqësim të sëmundjes së tyre më shumë ata me sëmundje kardiologjike dhe me sëmundje respiratore. Ankohen për hipertension, aritmi dhe përkeqësim tek pacintët me asëm dhe sëmundjet kronike obstructive”, u shpreh Elena Kareva nga ndihma e shpejtë.
Sipas mjekëve, pasojat e koronavirusit janë shkak për ankesat që qytetarët ndjejnë dhe kërkojnë ndihmë gjatë orëve të natës. Por me këtë rast edhe viruset po marrin hov.
“Pacientët që paraqiten në orët e mbrëmjes në pikat e kujdestarisë janë me temperature të larta, kokëdhembje, dhimbje në fyt. Dhe ne më shumë japim këshilla dhe terapi simptomatologjike dhe pastaj u bëjmë thirrje që të paraqiten tek mjeku amë me qëllim që të bëhet pasyra e gjakut që të diagnostikohet që a bëhet fjalë për infeksion virusal apo infeksion bacterial, me qëllim për shërim të plotë të pacientëve”, theksoi Kareva.
Në dispozicion të qytetarëve janë ekipet mjekësore në poliklinikat në Gjorçe Petrov, Jane Sandanski, Draçevë, Çento, Bit Pazar, Çair, dhe Shuto Orizare.